|

Zbulohet e verteta apo mashtrimi i emisionin te Ardit Gjerbreas (VIDEO)

0

Vazhdon akoma të jetë mjaft e ndjekur rubrika në brendësi të programit E diela Shqiptare, “Shihemi ne Gjyq”, edhe pse muaj me parë u përfol gjerë në median e shkruar dhe rrjetet sociale se çdo histori ishte thjesht e sajuar, transmeton albeu.com.

Dhe me sa duket çështjet gjyqësore që trajtohen nga juristja e njohur Znj. Eni Cobani nuk janë gjë tjetër veçse sajesa të njëpasnjëshme të prezantuesit Ardit Gjebrea dhe autores së programit Dalina Buzi.

“Shihemi në gjyq”, një program i ngjashëm me formatin italian “Forum” (që transmetohet në Canale 5 dhe Rete 4) dhe “Zemër të hapur” (News24) vazhdon të mashtrojë teleshikuesit me historitë e trilluara dhe aktorët diletantë të marrë nga rruga për të interpretuar një personazh në këmbim të një shume të caktuar, transmeton albeu.

Një burim i besueshëm dhe shumë i njohur në ekran, ka thënë se “çdo gjë është e sajuar, jo vetëm që pjesëmarrësit janë njerëz të zakonshëm por edhe historitë të mbushura me intriga dhe probleme janë sajime të Dalina Buzit dhe Ardit Gjebresë! Të gjithë personave pjesëmarrës i ofrohet një shumë e caktuar parash, thjesht për të realizuar një skenar të sajuar nga bashkëproducentet.”

Short URL: http://albagrafi.net/?p=1978

Posted by on Dec 29 2013. Filed under Videos. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Recently Commented